Adresa : Bulevardi Nënë Tereza, Shëngjin 4503 -- Cel : +355 69 20 72 161

Single Blog Title

This is a single blog caption
24 Feb

Sezoni turistik – Plazhi i Shëngjinit “pushtohet” nga pushuesit,

Këto janë pamjet që të ofron plazhi i Shëngjinit këtë fundjavë. Edhe pse jemi në gjysmen e muajit qershor pushues të shumtë nga vendi por dhe nga Kosova i janë drejtuar kësaj zone bregdetare.

Mungesa e hapësirave publike mbetet ende nje nga problematikat e zonës, pasi janë zënë krejtësisht nga bizneset  private. Pushuesit kërkojnë që të ndërhyhet nga pushtetit vendor, pasi shumë prej tyre nuk kanë mundësi financiare që të paguajne shazllone.

Për pushuesit kjo zonë është një nga perlat e adriatikut, duke ju referuar edhe ndryshimëve rrënjesore që ka njohur gjatë vitëve të fundit. Pushuesit vlersojnë pastërtinë e ujit dhe rërës por edhe shërbimet që ofrohen.

Bregdeti i Shëngjinit është konsideruar ndë më të pastrit në vendin tonë, duke ndikuar që nga viti në vit numri i turistëve të vijë gjithnjë në rritje.

Leave a Reply